Fjalë Kyçe

Thellohet skandali i BIK-ut me kurbane, mishin e shpërndajnë me vetura për bartjen e kufomave

Thellohet skandali i BIK-ut me kurbane, mishin e shpërndajnë me vetura për bartjen e kufomave

Bashkësia Islame e Kosovës ka shfrytëzuar mjetin e transportit për bartjen e kufomave për të shpërndarë mishin e kurbanëve nëpër familje.

Përfaqësuesit e BIK-ut janë arsyetuar për këtë veprim duke thënë se nuk kishin mundësi tjera për transport.

Insajderi kishte raportuar se mishi i kurbanëve që do të shpërndahej nga BIK-u për familjet në nevojë po mbahej në gjendje të tmerrshme në depon e BIK-ut.

Pas raportimit për mishin që mbahej në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte dal në terren.

Kjo agjenci ka konstatuar se mishi nuk guxon të përdore për konsum pasi që nuk ka qenë i ngrirë me kohë, për çka edhe është prishur, shkruan Insajderi.

“Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë”.

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate, ka deklaruar se ditë kur Insajderi publikoi pamjet nga gjendja e tmerrshme e mishit në depon e saj, pra me datë 21 gusht, ka kërkuar nga AUVK-u, që të jap mendimin profesional për sigurinë e një sasie të mishit të kurbaneve që ndodhej në depon e cila është marrë me qira.

“Me të marrë këtë shqetësim, Kryesia e BIK-ut, fillimisht ka ndërprerë shpërndarjen, e më vonë ka bërë edhe tërheqjen e mishit që ishte shpërndarë. Inspektorët e AUVK pasi që kanë dalë në vendngjarje, kanë konstatuar se mishi që gjendej në depo nuk është i sigurt për konsumim dhe se i njëjti duhej të asgjësohej, gjë që edhe ka ndodhur, pra është asgjësuar në të njëjtën ditë nën mbikëqyrjen e AUVK, duke respektuar të gjitha procedurat që i parashohin ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.