Fjalë Kyçe

Vetëdorëzohet në Polici shoferi që goditi për vdekje një 36 vjeçar në Durrës

Vetëdorëzohet në Polici shoferi që goditi për vdekje një 36 vjeçar në Durrës

Një aksident i rëndë ndodhi para dy ditësh në Durrës ku viktimë mbeti një 36 vjeçar. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar sot në polici.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, përcjell TCh.

“Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’”, thuhet më tej aty.