Një aksident ka ndodhur sot në autostrandën Ferizaj – Shkup, transmeton Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës.
Ai ka shtuar se nuk ka persona të lënduar.
“Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë e mos-pershtatjës së kushteve në rrugë, por nuk ka persona të lënduar. Në këtë incident është përfshirë vetem nje veturë”, ka thënë Hoxha.