Fjalë Kyçe

Zjarr i madh në një ndërtesë në Elbasan, banorët bllokohen nga brenda

Zjarr i madh në një ndërtesë në Elbasan, banorët bllokohen nga brenda

Një zjarr masiv ka përfshirë një apartament në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qytetin e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e gjashtë, ndërkohë që tymi është shpërndarë me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Aktualisht nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, por raportohet se disa prej banorëve janë bllokuar brenda pallatit dhe kjo po shkakton panik jo vetëm te ata, por edhe te familjarët që ndodhen jashtë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./tch