Naim Kuçi, ushtrues detyre i sheft të Mjekimit intensiv në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është larguar nga pozita e tij.
Sipas vendimit të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiut, të siguruar nga KALLXO.com, Naim Kuçi kthehet në pozitën e mjekut specialist në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv të QKUK-së.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së aprovon kërkesën e drejtorit të Klinikës së Anestezionit, i cili kërkonte që Dr, Naim Kuçi të kthehet në pozitën e punës: Mjek Specialist.
“Drejtori i SHSKUK-së aprovon kërkesën në fjalë – shfuqizon vendimin me nr protokolli 815 datë 16.06.2016 dhe Dr.Kuçi kthehet në pozitën e mjekut specialist”, thuhet në arsyetimin e vendimit.