Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar një foto që është shpërndarë në rrjete sociale ku shihet një lapidar i ushtarit të UÇK-së i rrethuar me mbeturina.
Fotoja është bërë në fshatin Kçiç i Madh, rruga Mitrovicë-Vushtrri. Latifi thotë se kjo foto tregon shumë për mentalitetin tonë kolektiv.
“Rruga Vushtrri-Mitrovicë. Vendi: Kçiç i Madh. Në sfond shihet lapidari i një luftëtari të UÇK-së. Pranë lapidarit një flamur dhe gjithë vendi rreth e rrotull i kthyer në deponi mbeturinash. Një fotografi që flet më shumë se njëmijë fjalë për kulturën dhe mentalitetin tonë kolektiv”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.