Fjalë Kyçe

Lavrov: Rusia do të punojë bashkë me Serbinë rreth Kosovës

Lavrov: Rusia do të punojë bashkë me Serbinë rreth Kosovës

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ia ka dërguar një telegram urimi ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në të cilin i ka thënë se Moska “është e gatshme për bashkëpunim të mëtejmë dhe më të ngushtë lidhur me atë, që ai e ka quajtur, ‘çështje kosovare’”.

Në telegram, Lavrov ka përmendur takimet që i ka pasur me kolegun nga Serbia dhe i ka premtuar atij se takime të ngjashme do të ketë edhe gjatë vitit 2019, transmeton Koha.net.

“Llogaris në takime të reja gjatë vitit që vjen për të koordinuar hapat në skenën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë lidhur me çështjen e Kosovës”, citon “blic” të ketë thënë në telegram Lavrovi.