Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha, sot feston ditëlindjen e 26-të.
Për Valon Berisha, dita e sotme është shumë e veçantë, pasi ai feston ditëlindjen e 26-të, shkruan lajmi.net.
Gjatë gjithë ditës, Berisha ka marrë shumë urime për ditëlindje, dhe së fundi një e ka marrë edhe nga skuadra e tij Lazio.
Skuadra nga kryeqyteti italian i ka uruar ditëlindjen mesfushorit të Kosovës.
“Valon Berisha, mesfushor ‘Biancoceleste’, sot i mbush 26 vjet. Nga presidenti, klubi, stafi dhe të gjithë tifozët, nga thellësia e zemrës ia urojmë ditëlindjen”, shkruan klubi italian.
Berisha në verën e kaluar i ishte bashkuar Lazios nga Salzburg, por sezoni i parë nuk po shkon në mënyrën më të mirë për të, i cili në fund të sezonit nuk e përjashton largimin.