Fjalë Kyçe

LDK nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019

LDK nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e rregullt plenare.

Në rend të ditës është edhe votimi për vitin 2019, shkruan lajmi.net.

E kundër këtij projekt buxheti ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti i këtj subjekti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se investimet nëpër sektorë nuk janë të arsyeshëm dhe se nuk përbëjnë zgjidhje për problemet aktuale.

Ai ka pasur kritika edhe në buxhetin e ndarë për skemat sociale, për të cilin ka thënë se investimi në këtë sektor ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Po ashtu, Abdixhiku ka përmendur edhe ndarjen e buxhetit për pensionet e veteranëve të UÇK-së, duke përmendur edhe skandalet me keqpërdorimet e listave.

Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për faktin që në këtë projekt nuk përfshihet rritje e buxhetit në plan 3 vjeçar për Ushtrinë e Kosovës.

Si i tillë, është shprehur Abdixhiku, Lidhja Demokratike nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019.