Fjalë Kyçe

Le Maire: Protestat, katastrofë për ekonominë e Francës

Le Maire: Protestat, katastrofë për ekonominë e Francës

Protestat e “xhaketave të verdha” janë “katastrofë” për ekonominë franceze, ka thënë ministri i Financave së Francës.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire e quajti situatën si “krizë” edhe për shoqërinë, por edhe për demokracinë.

“Është një katastrofë për tregtinë, një katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai, teksa po vizitonte dyqanet e dëmtuara gjatë protestave në Paris.

Për katër javë rresht, Franca është përballur me protesta kundër rritjes së çmimit të karburanteve, rritjen e çmimit të jetesës dhe çështje të tjera.

Disa vende turistike, përfshirë Kullën Eiffel dhe Muzeu i Luvrit u mbyllën për shkak të protestave gjatë kësaj fundjave.

Rreth 125 mijë persona protestuan të shtunën në Francë dhe mbi 1700 persona u arrestuan.