Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastruktur lidhur me planifikimin e punëve dhe projekteve infrastrukturore për vitin 2019.
Lekaj ka informuar deputetet për projektet që ministria ka planifikuar t’i realizoj në vitin 2019 dhe ka arsyetuar investimet e shumta në ndërtimin e autostradave, raporton EO.
“Sektori i rrugëve paraqet 90% të buxhetit të ministrisë së Infrastrukturës. Objektivat kyçe janë integrimi i Kosovës në rrjetin rajonal rrugorë, zvogëlimi i shpenzimeve të transportit, rrjetin e sigurisë, ndërtimi i rrugëve të reja që zvoglojnë trafikun në qendra”.
“Të përmirësojmë nivelin e sigurisë rrugore. Integrimi në korridoret PAN evropiane. Ka përfunduar dislokimi i varrezave në trasenë e rrugës në Han të Elezit”.
“Kohëzgjatja Prishtinë Merdare pritet të zvogëlohet. Autostrada Prishtinë Gjilanë, Konqule me gjatësi 47 km, vlera e projektit 88 milionë euro. Ky projekt është duke avancuar sipas kontratës dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2020. Tek projekti Kiev-Zahaq kemi ngecje për shkak të marrëveshjes me BERZH-in. Zgjerimi i rrugës Dol-Gjakovë do të filloj nesër segmenti i parë dhe i dytë, deri në Kramovik do të kryhen këtë vit”.