Një tërmet ka ndodhur para pak çastesh në Serbi, saktësisht në orën 21:38.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Krushevcit. Më saktësisht 17 kilometra larg Krushevcit dhe 46km larg Nishit.
Magnituda e tërmetit ishte 4 shkallë të Rihterit.
Deri më tash nuk është raportuar për pasoja eventuale.
Dridhje të ngjashme në këtë rajon janë dëgjuar edhe në orët e para të pasdites së sotme./