Fjalë Kyçe

Lëndohen dy persona nga aksidenti në “Arbëri”

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si  pasojë e një aksidenti në trafik, i cili ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në lagjen Dragodan, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informata për një aksident trafikut në lagjen “Dragodan”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjetet, dhe janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.