Tre persona janë lënduar në vendin e punës në dy raste të ndryshme në Malishevë dhe Gjakovë.
Policia thotë se në Malishevë, viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e punës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë duke hetuar rastin.
Kurse, në Gjakovë është raportuar se dy viktima meshkuj kanë pësuar lëndime trupore deri sa kanë qenë duke punuar.
Dy viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.