Ardian Ismajli është detyruar ta lërë fushën në minutën e 21-të, pas një lëndimi që e ka marrë në duelin Empoli – Lecce.
Ismajli ishte duke kaluar formë shumë të mirë, por nuk ka mundur ta kompletojë një tjetër ndeshje.
Empoli i Ismajlit është duke humbur 2:0 në shtëpi nga Lecce, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.
Ai ka marrë goditje, por nuk dihet nëse se për sa kohë mund ta lërë jashtë fushës.
Mesfushori Ylber Ramadani dhe sulmuesi Dario Daka, janë në bankën rezervë te mysafirët.
Në stadiumin “Carlo Castellani” po luhet minuta e 30-të.