Një person në Malishevë është lënduar në vendin e punës.
Siç bën të ditur raporti i policisë së Kosovës, derisa viktima kishte qenë duke punuar në vendin e punës aksidentalisht është lënduar.
Personi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkohë janë shpeshtuar raportimet për lëndime në vendin e punës, të cilat kryesisht po ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë.