Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë e kësaj një person ka pësuar lëndime
Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, shkruan Gazeta Express.
“Aksidentu ka ndodhur në orët e pasditës, ndërmjet dy veturave. Sipas policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga veturat nuk e ka mbajtur distancën e duhur dhe ka goditur veturën tjetër. Si pasojë e kësaj, një person ka lëndime të lehta trupore, dhe pas tretmanit mjekësor do të lëshohet për në shtëpi”, ka thënë Hashani.