Një fëmijë gjashtë vjeçar ka marrë lëndime të rënda pas një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme në qytetin e Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e stacionit policor në Gjakovë, Lirie Beqiraj, e cila ka thënë se për shkak të lëndimeve të rënda, fëmija është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Sot, në ora 08:50, stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një aksident komunikacioni në rrugën ‘Pashko Vasa’ në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë. Me të marrë informacionin, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’ rast kanë kuptuar se përderisa një automjet ka qenë në lëvizje kishte goditur një këmbësor, fëmijë të moshës gjashtëvjeçare, i cili pas dhënies së parë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, tha Beqiraj.