Fjalë Kyçe

Lëndohet rëndë në vendin e punës, vdes tragjikisht 32 vjeçari në Pejë

Lëndohet rëndë në vendin e punës, vdes tragjikisht 32 vjeçari në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë.

“Me datën 8 gusht 2019, rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njejti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhet në komunikatë.

Lajmi.net mëson se 32 vjeçari është lënduar rëndë në vendin e tij të punës teksa detajet më të hollësishme të rastit do të bëhen të ditura pas obduksionit të trupit të pajetë.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.