Fjalë Kyçe

Lëshimi i ujit të guaskës mund të infektojë me koronavirus deri në tri metra

Lëshimi i ujit të guaskës mund të infektojë me koronavirus deri në tri metra

Lëshimi i ujit të tualetit me kapak lart krijon një re që mund të merret me frymë dhe mund të përhapë virusin, në rastin aktual koronavirusin, thonë studiuesit.

Shkencëtarët kinezë llogaritin që lëshimi i ujit të guaskës çon spërkala jashtë tasit të tualetit, duke arritur lartësinë e kokës dhe më gjerë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Pikat mund të udhëtojnë deri në 91 cm nga niveli i tokës, sipas modelit kompjuterik të përdorur nga shkencëtarët e Universitetit Yangzhou.

Mbyllja e kapakut do ta shmangte këtë.

Punimi është botuar në revistën Physics of Fluids.