Fjalë Kyçe

Lexoni 6 gjërat që nuk mund t’i bëni në Shqipëri

Lexoni 6 gjërat që nuk mund t’i bëni në Shqipëri

Shqipëria është një nga vendet më solare dhe mahnitëse që ka Europa. E nxehtë, mikpritëse dhe mbi të gjitha të bën të ndihesh si në shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

Më poshtë ju sjellim 6 gjërat që s’mund t’i bëni në Shqipëri:

 

  1. Nuk mund të refuzosh kur të ofrojnë ndihmë, një dore ose thjesht një kafe. Do të ndiheshin keq, pikërisht si ne sidomos në jug.

 

  1. Nuk mund të bësh dietë. Në Shqipëri hahet shumë mirë dhe kur të servirin bukën e sapo bërë në shtëpi, mund të emocionohesh thjesht duke ndjerë aromën e saj. Për të mos folur pastaj për byrekun në Himarë, që është nga më i miri që mund të keni provuar.

 

  1. Nuk mund të mos prekesh paksa kur ha kos, sallatë, byrek, mish viçi dhe dhie të gjitha vetëm për 4-5 euro. Përfshirë edhe birrën.

 

  1. Nuk mund të flasësh anglisht, sepse të gjithë flasin italisht. Edhe më të rinjtë që tashmë e njohin mirë anglishten, sforcohen për të folur italisht vetëm që të të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

 

  1. Nuk mund ta kuptosh se si mund të kesh kaq shumë gjëra dhe të paguash kaq pak. Niveli i shërbimit është i lartë.

 

  1. Nuk mund të heshtësh. Duhet t’ua thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.