Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës të ulë pagat për kabinetin qeveritar, në të kundërtën ai duhet të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve.
“Ramushi ose duhet t’ia zvogëlojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve”, shkruan Aliu në Facebook.
Kërkesa e tij vjen në kohën kur SBASHK-u ka paralajmëruar për nesër fillimin e një greve të përgjithshme në arsim, për shkak të mos rritjes së pagave për mësimdhënësit.