Fjalë Kyçe

Liburn Aliu për përgjimet e publikuara: Dolën qesharake, ne pritëm a thua çka do të jetë kjo

Liburn Aliu për përgjimet e publikuara: Dolën qesharake, ne pritëm a thua çka do të jetë kjo

Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu i ka quajtur qesharake përgjimet e publikuara në të cilat pretendohet se ai është i përfshirë në korrupsion.

“U krijua një fluskë  e madhe se qysh ka me dalë tash ministri në përgjim duke marrë pare ose duke i dhënë pare dikujt, ndonjë këshilltari të tij. Unë i njoh këshilltarët e mi”, tha Aliu.

“Bëhej fjalë për Florent Ramqaj që është këshilltar për financa me presionin që duhet të dorëhiqej ose ta shkarkosh atë….pastaj kur e dëgjuam atë incizimin e famshëm i cili kërkonte orë të tëra interpretim, për me u dukë më serioz, doli një situatë qesharake”, tha ministri.

“Nuk doli asnjë lidhje me Florent Ramcaj”, tha Aliu