Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një shkrim në rrjetin X ka shkruar: “Në emër të Hajdarit fisnik, beteja fillon.”
Hajdari është emër që përdoret shpesh për Aliun, të cilin shiitët e konsiderojnë si imam të parë dhe pasardhës të profetit Muhamed, raporton televizioni CNN.
Udhëheqësi iranian shkroi edhe në gjuhën angleze në rrjetin X.
“Ne duhet t’i japim një kundërpërgjigje të fortë regjimit zionist (Izraelit). Ne nuk do të shfaqim mëshirë para zionistëve” – shkroi Khamenei
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, është gjithnjë më i gatshëm për të përdorur asete ushtarake të ShBA-së për të sulmuar qendra bërthamore të Iranit dhe më i ftohtë ndaj idesë për zgjidhje diplomatike për përfundimin e konfliktit, i thanë dy zyrtarë televizionit CNN.
Qëndrimi i ashpër paraqet ndryshim të pozicionit në politikat e Trumpit, edhe pse burimet thanë se ai mbetet i hapur për një zgjidhje diplomatike, nëse Irani bën koncesione.