Fjalë Kyçe

“Ligji për Paga do t’i lërë qytetarët pa rrymë, KEK-u do të shkatërrohet”

“Ligji për Paga do t’i lërë qytetarët pa rrymë, KEK-u do të shkatërrohet”

Ligji për Paga vazhdon të sjellë pakënaqësi të shumta në shumë sektorë.

Pakënaqësi rreth këtij ligji ka edhe nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica.

Llumnica, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se një ligj i tillë do t’a shkatërrojë KEK-un dhe do t’i lërë qytetarët pa rrymë, shkruan Gazeta Alo.

Ai, poashtu ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit, të cilët sipas tij nuk janë duke ditur të përfaqësojnë qytetarët.

Postimi i plotë i Llumnicës:

Të nderuar kolegë punëmarrës të KEK-ut, po e dëgjoj dhe po e shof se disa kolegë nga mosdija po ju keqinterpretojnë reagimin dhe Protestat tona për ligjin për paga.

Po e ndiej të nevojshme dhe të domosdoshme që të ju informojë se ky është neni që na përfshin edhe neve në këtë ligji.

DISPOZITAT PËR PAGAT E NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Neni 27

Kompetenca për caktimin e pagave në ndërmarrjet publike.

  1. Organet kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve publike me kapital mbi pesëdhjetë për qind (50%) shtetëror, miratojnë:

1.1. nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficientit maksimal 7, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1. të këtij ligji

Ligjin për paga na e kanë bërë sipas dëshirës, duke e shkelur edhe ligjin e punës, sigurisht që se kanë lexuar fare ligjin e punës!

Më ketë del se ose nuk janë interesuar, ose na kanë mashtruar!

Ligji i punës përcakton pagesën shtesë si vijon:

Neni 56

Paga shtesë

  1. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe përpunën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës.
  2. Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:

2.1. 20 % në orë për kujdestari;

2.2. 30 % në orë për punë gjatë natës;

2.3. 30 % në orë për punë jashtë orarit;

2.4. 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe

2.5. 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.

Kurse në ligjin për paga, Neni 23 pika 4 shkruan: Fondi i përgjithshëm për të gjitha shtesat sipas këtij ligji nuk mund të kalojë 8% të buxhetit të pagës bazë të përcaktuar sipas ligjit për ndërmarrjet buxhetore.

Kjo po i bien se Korporata Energjetike e Kosovës duhet me punuar vetëm në ndërrimin e parë, pa kujdestari, pa orë jashtë orarit, pa ndërrimin e natës, pa punë gjatë fundjavës si pa punë gjatë festave, apo i bien se ky ligj mund ta shkatërrojë Korporatën Energjetike të Kosovës.

Qytetarë të nderuar deputetët tuaj të cilët ja u keni dhënë votën nuk po dinë më ju përfaqësuar, kurse koordinatori për reformat shtetërore z. Besnik Tahiri nuk po ju tregon drejtë kur po thotë se ne jemi kanë kundër, por ky nën ka ardhur si amendament në Kuvend, sepse projektligji asgjë nuk ka ndryshuar që nga përpilimi në fillim sa i përket kuptimit në këtë nen ky përfshihet KEK-u, dhe munden edhe kështu ju lanë në terrë!

Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica./Gazeta Alo/