Fjalë Kyçe

Lija e majmunëve, Gjermania përgatit masat e kontrollit/ Ministri i Shëndetësisë: Infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë

Lija e majmunëve, Gjermania përgatit masat e kontrollit/ Ministri i Shëndetësisë: Infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë

Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch, tha Lauterbach në kuadër të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

Ai mendon se masat do të prezantohen shpejt. Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për vaksinimin e popullatës në përgjithësi, theksoi politikani i SPD-së. Ai tha se mbështet veprime të vendosura. Epidemia globale është aq e pazakontë sa që tani duhet të reagojmë shpejt dhe fuqishëm.

Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë. Tani bëhet fjalë për t’iu qasur me sinqeritet grupeve në rrezik. Kjo nuk duhet të keqinterpretohet si stigmë, raporton Deutsche Welle.