Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj njëherësh edhe bashkëkryesues i Ekipit Negociator në dialog me Serbinë, ka kërkuar nga deputetët që në këtë seancë të fokusohen në Projektligjin për Dialogun e jo për platformën për këtë proces.
Sipas Limajt, ky Projektligj i propozuar nga Qeveria do të kthejë në binarë procesin e dialogut.
“Përmes këtij Projektligji praktikisht është një hap serioz të futjes në binar të kësaj teme. Në binarë normal ku të gjitha institucionet e vendit janë të inkorporuar dhe marrin pjesë aktive në këtë proces”.
“Neve na duhet konsensusi, e dyta na duhet një proces transparent një proces i përgjegjshëm e që është shumë i ndjeshëm”.
“Ne duam të ja japin krejt peshën kësaj teme duke i inkorporuar institucionet e vendit. Ftesa ime është që sot temën rreth dialogut , ato që do të dialoguohen, të gjitha këto t’i lëmë e t’i flasim kur të vije platforma”.
“Të koncentrohemi në Projektligjin. Unë kam besim fort që kur të vije tema e platformës aty secili nga deputetët do të ndihmojnë shumë”.EO.
Limaj bëri apel kolegëve të tij në parlament që t’ i japin një mundësi këtij Projektligji dhe të votojnë pro.