Fjalë Kyçe

Limaj dhe Shala, zotohen për përmirësimin e politikave fiskale

Limaj dhe Shala, zotohen për përmirësimin e politikave fiskale

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, kanë vizituar kompaninë e prodhimit të tekstilit “TexCo Sh.P.K”.

Limaj tha së është kënaqësi kur sheh se në këtë kompani rreth 90 për qind e të punësuarve janë femra, raporton Ekonomia Online.

“Pamë procesin e gjithë prodhimit të tekstilit është kënaqësi me marrë pjesë dhe me qenë këtu dhe me pa linjat e prodhimit të tekstilit në Kosovë nga fillimi deri në fund ne kemi njerëz punëtorë që shumë shpejtë e mësojnë zanatin siç po e shihni ky është një zanat shumë profesional dhe jam i kënaqur me të arriturat dhe shpejtësinë e të mësuarit të punës të prodhimit në tërësi”.

“E mira e kësaj pune është se 90 për qind e punëtorëve janë femra edhe në Kosovë mund të prodhohet tekstil me kualitet të lartë për tregjet perëndimore të kualitetit më të lartë për kompanitë më të fuqishme perëndimore”.

Limaj i garantoi pronarit të kompanisë mbështetjen e Qeverisë, ku sipas tij, do të zgjerohet programi i kësaj kompanie.

Sipas tij, Qeveria do t’i mbështetë me politika fiskale për të punësuar sa më shumë punëtorë, raporton EO.

“Me një angazhim të përbashkët, mundësitë për zhvillim janë të mëdha në vendin tonë dhe dalë ngadalë Kosova po ec, ka edhe dhjetar fabrika të tilla në Kosovë të cilat tani më po dalin dhe po depërtojnë në tregjet perëndimore. Qeveria e Kosovës do t’i mbështetë me politika fiskale për të punësuar sa më shumë punëtorë dhe për të zgjeruar programin e saj kompania për mua është kënaqësi që 90 për qind e kësaj kompanie janë gra, atë që e bëjnë këtu vështirë është me bo dikund tjetër”.

Ndërsa Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë kësaj kompanie rreth aftësimit të mëtutejm të punëtorëve me qëllim që këta punëtorë të jenë më të konkurueshëm në treg.

“Kjo kompani që prodhon produkte të tekstilit e komet tekstilin e saj e eksporton në Bashkimin Evropian, këto produkte dalin me epitetin Republika e Kosovës e që prodhohen për brendet më të mira në botë”.

“Ne bashkë me zv.kryeministrin Limaj i siguruam ata për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës bashkë me politikat tona për përkrahje të prodhimeve vendore dhe përkushtimin tonë që ti ndihmojmë kompanisë drejt aftësimit të punëtorëve kjo me qëllim që punëtorët tonë të jenë sa më të konkurueshëm për tregun vendor”.

Pronari i kompanisë së tekstilit “TexCo Sh.P.K Yusuf Eldeleklioglu, tha se janë të kënaqur me kapacitetin e prodhimit si dhe shtoi se misioni i tyre është ta dyfishojnë kualitetin si dhe ta rrisin numrin e punëtorëve.

“Është sikur një udhëtim të vish e të investosh në Kosovë, por së pari edhe ne kemi vështirësitë tona në disa pjesë. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë punë , ne tani prodhojmë dhe punojmë për brendet mund të them më të mira në botë”.

“Misioni është ta dyfishojmë kualitetin si dhe numrin e punëtorëve dhe të bëhemi një nga brendet më të rëndësishme dhe më të kërkuara në tregun kosovar”, tha Eldeleklioglu.