Fjalë Kyçe

Limaj: Miratimi i rezolutës, vendim i pjekur politikisht

Limaj: Miratimi i rezolutës, vendim i pjekur politikisht

Kuvendi i Kosovës me 59 vota pro ka miratuar rezolutën e PSD-së për dialogun më Serbinë.

Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

Kryesuesi i dialogut Fatmir Limaj ka thënë se Kuvendi këtë javë ka bërë një punë të shkëlqyeshme me vendimin për Ushtrinë si dhe me atë të sotshmin për dialogun me Serbinë.

Limaj ka thënë se vendimi i sotëm ishte një vendim shumë i pjekur politikisht, raporton lajmi.net.

Mes tjerash Limaj është ka thënë se shpreson që edhe forcat tjera politike do t’i bashkohen këtij procesi.

“Kosova ka dërguar një mesazh të qartë se është e përkushtuar për dialogun”, ka thënë Limaj para gazetarëve pas kalimit të rezolutës për dialog me Serbinë.

Ai ka shtuar se më në fund duhet të përmbyllen çështjet e hapura me Serbinë, dhe se me votimin e sotëm sipas tij, Kosova tregoi se dëshiron që t’i përfundojë këto çështje.