Fjalë Kyçe

Limaj: Nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar shtetësinë, por për ta afirmuar atë

Limaj: Nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar shtetësinë, por për ta afirmuar atë

Udhëheqësi ekipit dialogues me Serbinë, Fatmir Limaj e ka paraqitur Platformën para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së bisedimeve, duke shtuar se dialogu do të jetë plotësisht transparent dhe do t’i raportohet Kuvendit, shkruan Gazeta Alo.

“Ne si delegacion shtetëror besojmë që Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së bisedimeve. Parimet e Platformës do të jenë udhërrëfyese për këtë proces. Dialogu do të jetë plotësisht transparent dhe do t’i raportohet Kuvendit”, tha ai.

Sipas Limajt, Kosova shkon në Bruksel për ta afirmuar shtetësinë, dhe jo për të negociuar atë.

“Ne shkojmë në Bruksel jo për të negociuarr shtetin tonë, por për të afirmuar shtetin tonë. Ne shkojmë në Bruksel për t’i dhënë mundësinë të dy vendeve për integrime evropiane. Jam i bindur që Kosova në dialogjet e deritanishme ka ditur ta nxjerrë më të mirën për vendin e vetë, dhe jam i bindur që me unitet të nxjerrim më të mirën edhe nga ky proces”, tha tutje ai.

Limaj, ka shtuar se refuzimi për të diskutuar për platformën tregon synime të tjera.

“Refuzimi për të diskutuar për një platformë atëherë tregon synime tjera përveç mbrojtjes së interesit të vendit.  Ftoj të gjithë që të votojnë Platformën dhe Kosova ta ketë zërin e vetë”, tha ai./Gazeta Alo/