Kryenegociatori i Dialogut mes Kosovës e Serbisë, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që pati sonte me përfaqësuesit e Ekipit Negociator.
Limaj ka bërë të ditur se Platforma e Dialogut pothuajse është përfunduar, por thekson se ajo qysh nesër do t’ju dërgohet për ndonjë koment apo sugjerim edhe krerëve të shtetit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt si dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, njofton Klan Kosova.
”Sonte kemi punuar disa orë. Kemi punuar në detaje”.
”Nga puna e sontit kemi ardh në përfundim që nesër teksti pothuajse gati është i përfunduar do t’jua dërgojmë krerëve të shtetit kryeministrit, kryetarit te Kuvendit dhe presidentit, nëse kanë edhe ata ndonjë koment rreth tekstit të platformës”.
”Dhe pasnesër, delegacioni i Kosovës përfundimisht do ta miratojë platformën dhe do ta dërgojë për në Parlament”.
”Ne pothuajse kemi përfunduar punën, nesër ua dërgojmë platformën krerëve të shtetit. Edhe njëherë delegacioni e merr e më pas e vendosim vendimin final”.
”Delegacioni shqyrton vërejtjet dhe sugjerimet e krerëve të shtetit e pas tyre votohet platforma e më pas dërgohet edhe në Parlament”.
”Gjithsesi kjo platformë finale do t’ju dërgohet edhe subjekteve opozitare”.