Është liruar nga detyra kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.
KOHA e ka siguruar vendimin i cili do të hyjë në fuqi sot.
Morina i kontaktuar nga KOHA ka thënë se ka kërkuar që nga enjtja e kaluar që të lirohet nga detyra.
Arsyet sipas tij janë personale, pasi siç ka thënë dëshiron t’i përkushtohet jetës akademike.
Me 1 tetor të këtij viti, Morina ishte pezulluar nga detyra me vendim të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Me 1 tetor të vitit të kaluar Morina ishte pezulluar nga detyra me vendim të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Në vendim thuhej se pas vlerësimit të performancës së dikastereve të MEA-s janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv, Ilir Morina. Më pas ai ishte kthyer përsëri në punë.