Fjalë Kyçe

Lirohet nga paraburgimi Gazmend Halilaj, avokati i vajzës nga Drenasi

Lirohet nga paraburgimi Gazmend Halilaj, avokati i vajzës nga Drenasi

Avokati, Gazmend Halilaj është liruar sot nga paraburgimi.

I njëjti po mbahej në paraburgim nën dyshimet se për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”-  neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”-  neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Të gjithë këto vepra Prokuroria dyshon se janë konsumuar në rastin e abuzimit me të miturën në Drenas.

E të njëjtit sot masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe avokati i tij, Arbër Fazliu.

Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë së mbrojtjes.

Paraprakisht, Halilajt i ishte caktuar një muaj paraburgim.