Fjalë Kyçe

Lista e komunave me borxhe, prinë Gjilani me 10.45 milionë euro

Lista e komunave me borxhe, prinë Gjilani me 10.45 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e 10 komunave që kanë më së shumti obligime të papaguara.

Në grafikën e publikuar nga Murati, në llogarinë e tij në zytare në Facebook, prinë komuna e Gjilanit me me 10.45 milionë euro, ndjekur nga Ferizajt me 4.39 milionë euro dhe Mitrovica me 2.42 milionë euro.

“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht).”, shkruan ai.