Fjalë Kyçe

Lista e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë që janë të paaftë për shkak të problemeve shëndetësore

Lista e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë që janë të paaftë për shkak të problemeve shëndetësore

15 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës punojnë me orar të rregullt, anipse raportet mjekësore theksojnë se ata nuk janë të aftë të jenë pjesë e kësaj njësie.

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë listën prej 15 pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët sipas raportit, thuhet se kanë probleme shëndetësore dhe se nuk mund të jenë pjesë e kësaj njësie.

Në dokumentin e siguruar thuhet 15 zyrtarët policorë nuk janë të aftë që të jenë pjesë e Njësisë Speciale të Kosovës, por që mund të shërbejnë në ndonjë njësi tjetër.

“15 zyrtarë nuk janë të aftë për Njësinë Speciale, por janë të aftë për njësitë tjera në Policinë e Kosovës”, thuhet në dokument e datës 18 dhjetorit të vitit të kaluar.

“1 zyrtar është i aftë për Njësinë Speciale. 1 rast i janë kërkuar nga ana e Komisionit ekzaminimin shtesë, pastaj rivlerësim në komision. 1 zyrtare nuk është paraqitur në Komision”, thuhet ndër të tjerash në dokumentin

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Qalaj ka thënë se kontrolleve mjekësore për policët iu kanë nënshtruar të gjithë pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, derisa ka konfirmuar se 15 policë kanë rezultuar të paaftë për njësinë përkatëse.

“Bazuar në kriteret dhe standardet mjekësore për testimet mjekësore periodike për Njësite e Specializuara të Policisë së Kosovës (NJSO), janë realizuar kontrollet mjekësore ndaj zyrtarëve policor të Njësiteve të Specializuar, përfshirë edhe 15 zyrtarët policor të potencuar nga ana e juaj. Vlen të theksohet se të gjithë këta zyrtar policor (15), janë të aftë punë, për të kryer detyra dhe autorizime policore në njësite të ndryshme policore, por të njëjtit nuk i përmbushin kriteret për të qenë operativë/operacional në Njësitet Speciale Operative, përderisa në detyra dhe pozita tjera mund të jenë edhe pjesë e Njësive Speciale Operative”, ka thënë Qalaj.

Ai theksoi se rezultatet e kontrolleve mjekësore e përjashtojnë angazhimin e këtyre policëve në operacione me rrezikshmëri.

“Andaj bazuar në rezultatet zyrtare vlerësohet se të gjitha këta zyrtarë policor janë të aftë për punë dhe për të kryer detyra sipas procedurave dhe autorizimeve policore në njësi te ndryshme policore dhe në NJSO, përjashtuar përmbushjen e kritereve për të qenë operativë në NJSO, që do të thotë nuk angazhohen në operacione me rrezikshmëri”, ka thënë drejtori i Policisë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të siguruar nga Gazeta Sinjali: