Fjalë Kyçe

Lituania ndalon blerjen e energjisë nga Rusia

Lituania ndalon blerjen e energjisë nga Rusia

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia.

Ministri i Energjisë në Lituani tha se blerjet e gazit, naftës dhe energjisë elektrike nga Moska po ndalen për të treguar solidaritet me Ukrainën dhe për t’i shkurtuar fondet për “makinerinë ruse të luftës”.

Ai shpreson se kërkesat për energji elektrike mund të plotësohen nëpërmjet prodhimit vendor të energjisë së gjelbër.

Lituania, një ish-shtet sovjetik dhe një anëtar i NATO-s, është një aleat i fortë i Ukrainës.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdon të sigurojë karburant për shumë vende evropiane.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Finlandës u ndërpre të shtunën pasi ajo refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar në rubla.