Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai në një postim në Facebook u shprehë se pret që shpejt të çuditet me miqtë që i gjen aty.
Tutje, ai tha se do i përzihen kabllot për vizionin dhe misionin pse ka shkuar.
“Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka”, ka thënë ai.
“Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar”, ka deklaruar Lladrovci.