Zëvendësministri i Financave dhe Transferëve, Ilir Aliu në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë së COVID-19 do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do t’i dedikohet sektorëve strategjik dhe do të ketë vlerën e 1.1 miliard eurove.
Aliu tregon se në këtë pako pritet të përshihen prodhuesit dhe eksportuesit, si dhe pjesa e ndjeshme e biznesit, ku sipas tij, janë bizneset e grave dhe ato fillestare.
“Do të bëjmë garantimin e kredive, subvencionimin e granteve, ku të gjitha do të përfshihen në pako. Detajet ende nuk janë për t’u diskutuar në opinion, sepse komisioni ende është duke punuar. Pakoja do të 1.1 miliard euro. Ndoshta do të kenë përparësi prodhuesit dhe eksportuesit, gjithashtu shtresa më e ndjeshme e biznesit, siç është biznesi i grave, bizneset fillestare do të përfshihen në këtë pako”, tregon Aliu.
Aliu: Kemi pranuar mbi 200 mijë aplikime për Pakon Emergjente, rreth 50 mijë prej tyre nuk është dashur të bëhen
Aliu: Kemi pranuar mbi 200 mijë aplikime për Pakon Emergjente, rreth 50 mijë prej tyre nuk është dashur të bëhen
Me qëllim të mos përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria në detyrë e Kosovës nga 13 marsi ka marrë vendim për mbylljen e shumë bizneseve në vend.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve është miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.