Fjalë Kyçe

Llojet e dashurisë që i përjetoni, para se të gjeni partnerin ideal

Llojet e dashurisë që i përjetoni, para se të gjeni partnerin ideal

Le të tregohemi të sinqertë, të gjithë fantazojmë që një ditë të gjejmë partnerin/partneren ideale, që do qëndrojnë pranë nesh.

Jo çdo kush është me fat të gjej ‘dashurinë e vërtet’ me personin e parë që zhvillojnë ndjenja për ta.

Shumica prej nesh përjetojmë lloje të ndryshme të dashurisë, që na mësojnë diçka për dashurinë, raporton “ETimes”, transmeton lajmi.net.

E para është dashuria më e pafajshme e të gjitha përvojave në dashuri, ne mund mos ta njohim  personin apo ta kuptojmë dinamikën e një lidhje romantike, por do ja bëjë botën tuaj më të ndritshme dhe do ju lë pa gjumë. Është e bukur në mënyrën e saj, dhe jo bëjë të qeshni kur e kujtoni.

E dyta është kur ju vetëm hyni në botën e takimeve, edhe këtu nuk do mund të i kuptoni nevojat e juaj dhe të partnerit, por ju vetëm jeni duke e shijuar lidhjen. Ju gjithmonë keni flutura në bark dhe  nuk mund ta imagjinoni asnjë në ditë pa të.

E treta është kur ju vetëm keni përjetuar ‘thyerje të zemrës’, ju ende mund të mendoni për ish-partnerin/partneren por për disa e arsye e dini se duhet të pajtoheni dhe të vazhdoni me jetën, duke takuar kështu persona të tjerë, kështu mundoheni ta mbushni hapësirën e zemrës duke u bërë më dikë tjetër. Por më vonë do ta kuptoni që keni bërë gabim.

E katërta është kur ju e kuptoni që jeni në dashuri me dikë që nuk e meriton, ai person për ju mund të jetë gjithçka, por për ta ju jeni vetëm një opsion.