Qindra pasagjerë janë gjendur të bllokuar në Britaninë e Madhe ditën e sotme pas vendimit të autoriteteve evropiane përgjegjëse për aviacionin civil për të pezulluar fluturimet e kompanisë
”Turkmenistan Airlines” për arsye sigurie.
Kompania kombëtare ajrore e Turkmenistanit kryente disa fluturime javore që lidhnin qytetet e Londrës (Heathrow) dhe Birmingham me Amritsar dhe Nju Delhin, në Indi kryesisht nëpërmjet Achkhabad, kryeqyteti i Turkmenistanit.
‘’Agjencia evropiane e sigurisë ajrore (AESA) pezulloi fluturimet e ‘’Turkmenistan Airlines’’ që niseshin dhe kishin si destinacion BE-në, në pritje të konfirmimit të përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore’’, deklaroi Ministria britanike e Punëve të Jashtme në një njoftim për udhëtarët.