Londra është zgjedhur si vendi më i mirë në botë nga anketa vjetore e TripAdvisor.
Fituesit janë zgjedhur nga një algoritëm i cili analizon miliona cilësime e votime për hotele, restorante e atraksione të mbledhura brenda një viti nga udhëtarët që kanë përdorur TripAdvisor në të gjithë botën, transmeton koha.net.
TripAdvisor apo ndryshe si këshilltar i udhëtimeve, është një uebfaqe amerikane për udhëtime që përdoret nga e gjithë bota, ku shfaqen hotelet e restorantet dhe rankimin e tyre në bazë të votimeve nga njerëzit që i kanë vizituar ato vende.
Parisi ka zënë vendin e dytë për këtë vit, ndërsa Roma në të tretin e Kreta në të katërtin.
Ndërsa New Yorku, i cili ishte më i pëlqyeri për një kohë të gjatë nga udhëtarët nga e gjithë bota, tani është zë vendin e 13-të.
Këto janë 25 vendet më të pëlqyera në botë: