Fjalë Kyçe

Londra vendos kufizime shtesë, pas shtimit të rasteve me koronavirus

Londra vendos kufizime shtesë, pas shtimit të rasteve me koronavirus

Miliona londinezë do të përballen me masa më të rrepta kufizuese si pasojë e COVID-19 duke filluar nga dita e shtunë, shkruan BBC.

Essexi po ashtu pritet të kalojë në një shkallë më të lartë të kufizimeve nga fundjava.

Sipas Shkallës 2 të kufizimeve, familjeve u ndalohet përzierja në ambiente të mbyllura, si në pabe e restorante dhe po ashtu u kërkohet njerëzve që të mundohen të shmangin transportin publik.

Vendimi vjen pasi edhe Greater Manchester pritet të kalojë në shkallë më të lartë të kufizimit.

Duke folur në mbledhjen e Asamblesë në Londër, kryebashkiaku Sadiq Khan, ka thënë se nuk ka ndonjë mundësi tjetër.

“Asnjëri nuk dëshiron të shohë më tepër kufizime, por kjo shihet si e nevojshme për të mbrojtur londinezët”, ka thënë Khan.

Britania e Madhe është duke shënuar rekorde të rasteve të reja me koronavirus.