Fjalë Kyçe

Lufta nuk le as të varrosësh të vdekurit, ndërpritet ceremonia mortore për shkak të një sulmi në Lviv

Lufta nuk le as të varrosësh të vdekurit, ndërpritet ceremonia mortore për shkak të një sulmi në Lviv

Teksa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 20 të luftimeve, viktimat e luftës, qofshin ushtarë apo civilë shtohen dita ditës.

Gjatë funeralit në Lviv, të katër burrave, që mbetën të vrarë në një sulm rus, priftit iu desh të ndërpresë ceremoninë, për shkak të një alarmi për sulm ajror.

Priftit iu desh t’i njoftonte të afërmit e të ndjerëve se ceremonia nuk do vazhdojë për shkak të rrezikut nga një sulm ajror, shkruan The Guardian.

Qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër burrave, të gjithë ushtarë, të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në bazën ushtarake ukrainase, në Yavoriv, pranë kufirit polak, ku u vranë gjithsej 35 persona.

Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966.