Përkundër faktit që është e kundërligjshme dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme të dashamirëve të kafshëve, garën me qen në Kosovë s’ka kush e ndalë.
Një luftë e tillë u zhvillua ditë më parë në Rahovec. Dashamirët e kafshëve kanë shkruar në adresë të portalit Koha.net, për ta publikuar këtë lajm me qëllim që një gjë e tillë mos të përsëritet më.
Në bazë të bisedave që janë bërë në mes të anëtarëve pjesëmarrës aty, bëhet me dije se lufta në mes të qenve është zhvilluar deri në ngordhjen e njërit prej tyre. Një gjë të tillë e tregon edhe një fotografi, në të cilën shihet njëri qen i rrëzuar për tokë e një tjetër sipër tij.
Në një korrespodencë po në rrjetin social Facebook shihet se si çmohet lart pronari i qenit fitues.