Fjalë Kyçe

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në Graz Austri.

Më 12 dhjetor të këtij viti Lumnije Kqiku shpallet si një nga mjekët më të mirë në botë, duke u përfshirë në listën “Doctor-to-Doctor’s Top World’s 100”.

Ky çmim është një arritje e jashtëzakonshme që vlerëson punën e palodhur dhe përkushtimin e mjekëve që kontribuojnë në avancimin e fushës së shëndetësisë dhe dentistrisë.

Pjesëmarrësit në këtë listë përzgjidhen sipas një sërë kriteresh, të cilat përfshijnë nivelin e arsimit të mëtejshëm, ekspertizën specialistike dhe një angazhim të thellë në kërkimin shkencor.

Lumnije Kqiku ka treguar njohuri të shkëlqyera në fushën e saj, duke u shquar për aftësitë e saj profesionale. Kjo njohje nuk është thjesht një çmim, por një testament i përkushtimit të saj për t’i shërbyer fushës se shkencës dhe edukimit.

Një nga aspektet që e dallon z. Kqikun është angazhimi i saj në organizimin e kongreseve, konferencave dhe seminareve, leksioneve dhe aktiviteteve kërkimore.

Ajo ka pasur një rol aktiv në promovimin e praktikave të reja dhe inovative në dentistri sidomos traumatologji dhe endodoncion, duke ndihmuar kolegët e saj të përmirësojnë shërbimet që ofrojnë.

Këto aktivitete e vendosin atë si një lidere në fushën e saj, duke i dhënë zë njohurive dhe përvojave të saj, dhe kështu duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më të fuqishëm profesionalisht.

Përveç angazhimeve të saj në edukim dhe kërkimin shkencor, Kqiku ka përmirësuar format e përdorimit të teknologjisë në praktikën dentare. Ajo ka implementuar teknologji inovative që kanë revolucionarizuar trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve sidomos atyre me traumë akute dento – alveolare.

Këto ndryshime jo vetëm që përmirësojnë efikasitetin e procedurave, por gjithashtu rrisin kënaqësinë dhe besimin e pacientëve në trajtimet dentare.

Kjo qasje e përparuar për të lehtësuar proceset praktike e bën Kqikun një model për mjekët e tjerë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë.

E gjithë kjo punë e palodhur dhe angazhimi i papërgjegjshëm për të sjellë ndryshime të dukshme në fushën e mjekësisë e bëjnë Kqikun meritore për këtë nder të lartë.

Ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por një reflektim i përmirësimit të vazhdueshëm dhe angazhimit për të ofruar shërbime cilësore shëndetësore.

Dr. Kqiku ka marrë shumë çmime kërkimore dhe është ftuar në shumë vende ku ka mbajtur leksione të shumta “keynote” dhe ka shërbyer si eksperte e endodontikës dhe traumatologjisë dentare. Ajo është anëtare e shumë shoqatave dentare vendore dhe ndërkombëtare.

Në prill të vitit 2023, Dr. Kqiku është nderuar me Çmimin “Personalitet Nderi me medalje të artë” nga Qyteti i Graz-it të Austrisë.

Në përfundim, ne e urojmë ngrohtësisht Kqikun për këtë njohje të madhe të ekspertizës së saj. Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Kqikun por edhe për komunitetin shëndetësor në tërësi, si dhe popullin shqiptarë duke treguar se me përkushtim, inovacion dhe njohuri, çdo profesionist mund të arrijë majat e suksesit. Ndarja e “Çmimit për Arritje Jetësore”, do te behet në qershor 2025 në Sardegna të Italisë.