Fjalë Kyçe

LVV: Konsultimet për datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë

LVV: Konsultimet për datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se konsultimet për datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë.

Në konferencën e përbashkët me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ku kanë folur për përmbylljen e sesionin pranveror të Kuvendit, Rrustemi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk ka qenë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve pasi që ka pasur një takim të paracaktuar. “Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat për këto konsultime”, është shprehur Rrustemi.

Derisa ka folur për projektligjet e miratuara, ai ka thënë se kjo legjislaturë ka thyer rekord në miratimin e projektligjeve në raport me legjislaturat e kaluara.

Ndërkohë Kusari-Lila, ka deklaruar se në sesionin pranveror Kuvendi i ka mbajtur 26 seanca, ka miratuar 36 projektligje, 20 prej tyre marrëveshje ndërkombëtare.