Jemi të vendosur ta ndihmojmë Kosovën – dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjermanisë. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”.
“Duam perspektivë evropiane për Kosovën, ndërsa reformat, të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen”, ka thënë Maas, i cili ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme financiare të Gjermanisë për Kosovën, transmeton televizioni publik.
Gazetës gjermane Shtutgarder Nachrichten, Maas i ka thënë se “Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu dhe ndihmën financiare.
“Po të ndodh kjo, për një kohë të shkurtër do të shembet e gjitha ajo që është arritur me një mund të madh për një kohë të gjatë”, tha Maas.
Në artikullin e gazetarëve Franz Feyder, Christoph Reisinger të botuar në gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, gazeta citon ministrin e Jashtëm Heiko Maas, të ketë thënë se “reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”.
Edhe pse kanë kaluar 20 vite pas përfundimi të luftës, në të cilën ishte e angazhuar NATO dhe partnerët e saj në Kosovës, Mass konfirmon edhe më tej vazhdimin e ndihmës financiare të Gjermanisë për këtë vend. I pyetur nga Stuttgarder Nachriten lidhur me këtë çështje, ministri jashtëm gjerman Mas ka thënë se:
“Duam perspektivë evropiane për Ballkanin perëndimor dhe për Kosovën. Reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”, ka thënë ai.
Qeveria gjermane shkruan tutje Stuttgarder Nachriten, nga viti 2014 deri në vetin 2018, ka mbështetur Kosovën me gjithsej 179,33 milionë euro. Paratë kanë shkuar për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe reformave në administratë dhe gjyqësi, por edhe për të ndihmuar në luftimin e krimit të organizuar dhe kriminalitetit.
Përveç kësaj ndihme direkte financiare nga Gjermania, Kosova ka marrë brenda periudhës 2014 – 2017 më shumë se 350 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, për periudhën njëvjeçare 2018 – 2019, Bashkimi Evropian ka parashikuar një ndihmë financiare prej 295,3 milionë euro për Kosovën.
Sipas artikullit të gazetës gjermane Stuttgarder Nachrichten, injeksioni financiar nga Bashkimi Evropian për Kosovën përbën pothuaj një të tretën e buxhetit shtetëror të Kosovës.