Ikona e modës Karl Lagerfeld u nda nga jeta pak javë më parë, transmeton Shqiptarja. Trashëgimtarja e vetme e pasurisë marramendëse ishte pikërisht macja e tij Choupette.
Choupette ka lajmëruar nismën e saj të radhës: lancimin e një koleksioni “RIP Daddy”, në kujtim të Lagerfeld. Të ardhurat do të shkojnë pjesërisht për bamirësi. Pas lajmërimit me një njoftim ekskluziv për ata që e mbështetën, ajo e ka ndarë dhe në rrjetet e saj sociale.