Fjalë Kyçe

Macron, pasi doli i pari për balotazh: Mund ta zgjedhim Francën dhe Evropën së bashku

Macron, pasi doli i pari për balotazh: Mund ta zgjedhim Francën dhe Evropën së bashku

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për të për të “bllokuar të djathtën ekstreme”, duke thënë se ai e kupton që disa qytetarë do ta votojnë atë në balotazh edhe pse nuk e mbështesin.

Macron u bëri thirrje francezëve t’i kalojnë dallimet e tyre për t’u bashkuar në lëvizjen e tij politike.

“Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e kombit, asgjë nuk duhet të jetë si më parë. Kjo është arsyeja pse dëshiroj t’u drejtohem të gjithë atyre që duan të punojnë për Francën,” tha ai.

Macron shtoi se zgjedhjet nuk janë fituar ende, por se projekti i tij ishte zgjedhja e Francës dhe Evropës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.