Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ndarë dhimbjen e tij me të gjithë katolikët dhe qytetarët e Francës, duke e përshkruan djegien e Katedrales në Paris me fjalët ‘një pjesë e jona po digjet’.
“Zonja jonë e Parisit është në flakë” shkroi në Twitter presidenti Macron.
“Mendja ime është me të gjithë katolikët dhe francezët. Si të gjithë atdhedashësit, jam i pikëlluar që e shoh një pjesë tonën të digjet”, shkroi Macron.
Gjatë orëve të mbrëmjes, Katedralja e Notre-Damit në Paris, u përfshi nga flakë masive, që rezultuan me shkatërrimin e pjesës më të madhe të saj.
Katedralja e Notre-Damit është simbol i artit dhe historisë franceze, që daton që nga shekulli i 12-të.